close
Rajoni

ARRESTOHEN DY SHQIPTARËT E ARRATISUR PËR DROGËN NË FIEMME DHE FASSA

sciamano

Arrestohen dy të arratisurit e fundit të operacionit “Sciamano” , pas arrestimit dhe dënimit të 18 trafikantëve të përfshirë në hetimin e kryer nga Karabinierët e Cavaleses, të cilët ndërprenë lulëzimin e trafikut të kokainës në Valle Fiemme dhe Fassa në Itali.

Mediat italiane bëjnë të ditur se dy të arrestuarit Afrim Bejte dhe Arbër Arapi kishin arritur të shpëtonin, sepse ndodheshin në Shqipëri.

 

Në aeroportin e Veronës, policia – me sinjalizimin e policisë Cavalese – njoftoi masat paraprake për dy shqiptarët, sapo u ulën nga një fluturim nga Tirana.

Të dy u transferuan në burgun e Verona Montorio.

Të dy shqiptarët, ishin pjesë e një grupi që në prill të vitit 2018 kishte planifikuar një sulm brenda stacionit të policisë Cavalese me qëllim për të rimarrë 210 gram kokainë nga makina e përdorur nga korrieri duke besuar se nuk lënda narkotike ishte gjetur dhe nuk ishte sekuestruar nga policia.

Ata ishin dënuar  me 2 vjet e 10 muaj burg dhe me gjobë 14 mijë euro dhe për shkak të urdhrit të arrestit ndërkombëtar të lëshuar ndaj tyre.

Pas kësaj dy të arratisurit kanë vendosur të dorëzohen pranë autoriteteve italiane. /abcnews.al

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia