Arrestohen shtatë persona gjatë kontrollit në objekte hotelierike në Shkup, gjendet drogë

Ministria e Punëve të Brendshme njoftonë se në natën e datës 16.06./17.06.2022, zyrtarët policorë të Njësisë për trafikim të paligjshëm të narkotikëve dhe njësiti policor për intervenim në kuadër të SPB-së Shkup kanë kryer kontrolle në disa objekte hoteliere dhe të disa personave. Te shtatë persona nga Shkupi, Kosova dhe Norvegjia janë gjetur marihuanë dhe pluhur i bardhë, të shtatë personat janë privuar nga liria, thuhet mes tjerash në njoftimin e MPB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjegjësisht, pluhur i bardhë është gjetur te A.D (23), A.D (31) dhe T.I (28), të gjithë nga Shkupi, ndërsa te S.J (20) nga Shkupi, V .Z. (35) nga Kosova, G.M. (37) nga Shkupi dhe A.K.K.(45) nga Mbretëria e Norvegjisë u gjet marihuanë.  Personat në fjalë  janë ndaluar dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve ndaj tyre do të ngrihet kallëzime përkatëse penale./KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share