Më datë 04.04.2022 rreth orës 17.30 në rrugën “Cvetan Dimov” në Tetovë, zyrtarë policorë të SPB Tetovë kanë arrestuar 21-vjeçarin SD. nga Cegrane, Gostivar.
Ai ishte në kërkim me vendim gjykate për vuajtje të dënimit me një vit burg për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Pas arrestimit, ai është dorëzuar në IEVP-në Tetovë për vuajtje të dënimit, thonë nga MPB. /KlanMacedonia/