close
Vendi

Arrestohet i riu nga Kumanova, dyshohet se ka vjedhur dru për ngrohje

drute-1200×630

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në Kumanovë është arrestuar një 26-vjeçar. Ai dyshohet se ka vjedhur dru dhe disa sende tjera në rajonin e Kumanovës.

“Me datë 06.04.2022 në ora 15:55, zyrtarët policorë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar S.R. (26) nga Kumanova. Ai dyshohet se ka kryer vjedhje në një depo për dru zjarri në Blv. “Brigada e Tretë Goditëse e Maqedonisë” dhe në një objekt afarist në rrugën “Ivo Lola Ribar”, nga ku ka marrë disa sende”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia