close
Bota

ARRESTOHET MËSUESJA, VAKSINOI NXËNËSIN

usa

Mësuesja e një shkolle në Nju Jork është arrestuar për shkak se i injektoi vaksinën anti-covid nxënësit të saj. Laura Russo e kreu injeksionin në shtëpinë e saj pavarësisht se nuk kishte kualifikim mjekësor, autorizim ligjor apo lejen nga prindërit e nxënësit.

54-vjeçarja u arrestua në mbrëmjen e Vitit të Ri dhe mund të përballet me 4 vite burg. Mediat e huaja raportojnë se 17-vjeçari e kishte kërkuar vaksinën.

Është ende e paqartë se cilën vaksinë injektoi Russo te nxënësi i saj apo edhe si arriti ta merrte. Deri më tani, në SHBA lejohet vetëm vaksina Pfizer për personat nën moshën 18 vjeç.

Injeksionet e vaksinës mund të jenë të rrezikshme nëse nuk kryhen si duhet. Doktorët dhe punonjësit e licensuar të mjekësisë duhet të verifikojnë vërtetësinë dhe datën e skadencës. Pacientët duhet të deklarojnë historikun e tyre mjekësor dhe të ndiqen në ditët në vazhdim pas marrjes së dozës./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia