close
RajoniTop Lajme

ARRESTOHET NË ROMË ISH-KRYEPROKURORI ADRIATIK LLALLA

llalla-arrestohet-ne-rome

Ish-Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla është arrestuar në Itali pasi është shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare.

Klan News raporton se Llalla është arrestuar në Romë në datën 10 Dhjetor.

Adriatik Llalla u shpall në kërkim ndërkombëtar më 8 Tetor pasi është dënuar me 2 vite burgim nga Gjykata e Posaçme e Apelit për veprën penale fshehje e pasurisë.

Po kështu, për 5 vite nuk mund të ushtrojë asnjë funksion publik. Gjykata i konfiskoi edhe 22 mijë metra katror truall dhe një apartament në Durrës.

Shpallja në kërkim ndërkombëtar e ish-numrit një të organit të akuzës u bë pas 15 ditësh kërkime ndaj tij, pasi uniformat blu nuk mundën ta gjenin. Sipas sistemit TIMS, Adriatik Llalla ishte larguar nga Shqipëri në muajin Nëntor.

/tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia