close
Sport

Arrihet marrëveshja, revanshi Joshua-Usyk më 23 korrik

o

Akoma nuk dihet vendi se ku do të zhvillohet dueli

Revanshi i peshës së rëndë në boks mes boksierit ukrainas Oleksandr Usyk dhe atij britanik Anthony Joshua do të zhvillohet më 23 korrik. Sipas ESPN, të dyja palët kanë konfirmuar datën, duke kërkuar tri muaj kohë për t’u përgatitur për këtë sfidë. Dueli është i vlefshëm për titujt kampionë që mbahen nga ukrainasi.

Për t’u konfirmuar është vetëm vend ii sfidës, me Arabinë Saudite që duket në “pole” për të organizuar këtë duel, ndërsa Londra duket më pas. Oferta financiare që ka mbërritur nga Lindja e Mesme është më e kënaqshme, ndaj mendohet se revanshi do të zhvillohet në shkretëtirë.

Në përballjen e parë, zhvilluar në shtatorin e vitit të kaluar, Usyk (19 fitore, 0 humbje) fitoi me vendim unanim të gjyqtarëve, duke i rrëmbyer Joshua (24 fitore, 2 humbje) titujt kampionë bote. Revanshi është shtyrë disa muaj për shkak se Usyk ndodhej në vendlindje për ta mbrojtur Ukrainën nga sulmi i Rusisë.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia