close
Sport

ARS: U SHPALLËN SPORTISTËT MË TË MIRË PËR VITIN 2021

SPORTISTET E VITIT 2021

LAUREATËT JANË: DEJAN GEORGIEVSKI DHE MERI AKIEVSKA


 

Në manifestimin e mbajtur në Teatrin Kombëtar të Maqedonsë duke i respektuar masat për mbrojtje nga koronavirusi Covid 19,  Agjencia për Rini dhe Sport, për të 67-n herë, shpalli më të mirët e sportit për vitin 2021. Epiteti sportist i vitit 2021, në kategorinë e meshkujve i takoi taekwondoisti Dejan Georgievski në kategorinë e meshkujve dhe   Meri Akievska në bodibilding në kategorinë e femrave.   

 

Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski pati nderin që të shpall sportistin më të mire pë vitin 2021. Fituesi i medaljes së argjendtë në Lojnat Olimpike Verore “Tokio 2020”, taekwondostin Dejan Georgievski .

 

Nuk ka nder më të madh se të mbrosh ngjyrat e atdheut. Faleminderit të gjithëve dhe gjithë publikut maqedonas për pritjen në sheshin e Shkupit. Ju dhe Maqedonia jeni motivi im për të vazhduar me suksese të reja, po shkojmë (në Lojërat Olimpike) për të artë” deklaroi Dejan  Georgievski.

 

Çmimin “Sportistja më e mirë për vitin 2021” e fitoi Meri Akievska, e cila fitoi katër medalje të arta në Kampionatin Botëror në fitnes dhe bodybuilding.

 

Një falënderim i madh për Agjencinë për Rini dhe Sport dhe Komitetin Olimpik të Maqedonisë për mbështetjen e madhe, si dhe për fitnes klubin tim “Magnus”. Nga ky moment mund të premtoj se së bashku me ekipin tim profesional do të përgatitemi të përsërisim edhe një herë këtë sukses dhe himni i Maqedonisë të tingëllojë përsëri dhe të gjithë ta dëgjojnë atë”  deklaroi  Akievska .

 

Notari Andrej Stojanoski u zgjodh sportisti më i suksesshëm me aftësi të kufizuara. Epiteti  sportist më të mirë në kategoritë e reja karateisti Stole Smilkovski  në kategorinë e meshkujve dhe hendbollistja Iva Mlladenovska në kategorinë e femrave. Trajner më  i mirë i vitit u shpall Borçe Kostovski i taekwondo.

Kombëtarja  e futbollit e Maqedonisë së Veriut mori epitetin kombëtarja e vitit te meshkujt , ndërsa në kategorinë e femrave  kombëtarja e hendbollit – kadetet

Federata më e suksesshme kombëtare e sportit është Federata e Taekwondo-së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia