close
Vendi

ARSIM: 42 NXËNËS DHE 65 MËSIMDHËNËS RASTE AKTIVE ME COVID-19

DBBA50ED-BC4D-4D3E-BC3E-28F480409507

NJË PJESË E TYRE KANË MBAJTUR MËSIM ME PREZENCË FIZIKE


7 nxënës dhe 5 mësimdhënës që zhvillojnë mësimin me prezencë fizike janë të prekur nga COVID-19. Nga Ministria e Arsimit njoftojnë se deri në ora 12.00 ka gjithsejt 42 raste aktive me koronavirus tek nxënësit dhe 65 tek mësimdhënësit. Prej tyre, 29 janë nxënës të shkollave fillore, kurse 13 të shkollave të mesme, derisa 47 mësimdhënës janë të shkollës fillore kurse 18 të shkollave të mesme.

 

“Nga rastet aktive në arsimin e mesëm, asnjë nga nxënësit dhe mësimdhënësit nuk kanë marrë pjesë në mësimin me prezencë fizike dhe konform kësaj nuk kanë patur kontakt me pjesën tjetër të nxënësve ose kuadrin arsimor. Në shkollat fillore, nga rastet aktive 7 nxënës dhe 5 mësimdhënës kanë pasur mësim me prezencë fizike. Në të gjitha rastet janë respektuar rekomandimet e QSHP-ve dhe është vepruar konform algoritmeve” thona nga MASH

Nxënësit që kanë ndjekur mësimin me prezencë fizike, kurse tani janë të izoluar, mësimin e vazhdojnë nga distanca. Nga Ministria e Arsimit thonë se nga përgjegjësia e përgjithshme do të varet edhe vazhdimi I mësimit me prezencë fizike, duke u bërë thirrje mësimdhënësve dhe nxënësve që t`I respektojnë masat për mbrojtje nga COVID-19 dhe me përgjegjësi të sillen edhe jashtë vendeve të punës. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia