close
Vendi

ARSIM: TESTIMI EKSTERN GODET NXËNËSIT E SHKËLQYESHËM

largea_largea_test-ekstern14335249531433524977

Të dhënat e rezultateve të vlerësimit ekstern të nxënësve për vitin shkollor 2015/2016 e kanë konfirmuar si të mirëqenë shqetësimin se “më të dëmtuar nga ky proces dalin kategoria e nxënësve të shkëlqyeshëm”.  Këtë konstatim, gazeta KOHA e mbështetet edhe në raportin që është përgatitur nga Qendra Shtetërore e Provimeve (QSHP)  lidhur me ankesat e parashtruara për rezultatet e eksternes në afatin e qershorit.

Reth 1000 nga 1824 ankesa të parashtruara gjithsej pas rezultateve që QSHP publikoi për vlerësimin ekstern, sikurse bëhet e ditur edhe zyrtarisht janë parashtruar nga nxënësit të cilëve u mungon 1 ose 2 pikë për të arritur suksesin e shkëlqyeshëm. Konkretisht 58 për qind e ankesave kanë pasur për qëllim kthimin e pesësheve të fituara paraprakisht me notat e arsimtarëve, por që u janë mohuar me testet e vlerësimit ekstreme dhe atë për 1 ose 2 pikë. QSHP, përmes një kumtese të lëshuar për ankesat e nxënësve për vlerësimin ekstern të kryer në afatin e qershorit, bën të ditur se kanë pranuar 1824 ankesa, ose 0.5 për qind e numrit të përgjithshëm të testimeve të realizuara.

Nga numri i ankesave, janë pranuar vetëm një pjesë e tyre edhe atë mbi 18 për qind krejtësisht, 21 për qind pjesërisht, kurse mbi 60 për qind e ankesave janë hedhur si të pa baza. Numri më i madh i ankesave thuhet se janë paraqitur për lëndët e matematikës, gjuhës maqedonase, informatikës, biologjisë dhe shkenca natyrore. Këshilltarit në Ministrinë e arsimit në deklaratën dhënë Televizonit Art shprehet se me testimin ekstern  ministria bën vlerësimin e nxënësve, arsimtarëve të tyre, si dhe evidentimin e dobësive eventuale në procesin e arsimor.

Gazeta KOHA ka evidentuar rreth 1000 ankesa që janë parashtruar nga nxënësit në rastet e mungesës së 1 ose 2 pikëve për të arritur notën e shkëlqyeshme. Pra, gjykuar vetëm sipas numrit të ankesave, në suksesin përfundimtar të notave të këtij viti, 1000 nxënësve u është ulur mesatarja e notave për numër të papërfillshëm pikësh, 1 ose 2. Në perspektivën e mëtutjeshme arsimore, kjo do të thotë me pak gjasa për të fituar bursa studimi (për ata që kanë kryer arsimin e mesëm) dhe humbje e mundësisë për regjistrim pa provime pranuese në shkollë të mesme (për ata që kanë kryer arsimin fillor). Këtë dëm, sikurse vërejnë prindërit dhe profesorët, në mënyrë apsolute nxënësve të shkëlqyeshëm ua shkakton vlerësimi ekstern. Prandaj, kërkojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të ndërmarrin masa për shmangien e padrejtësive të tilla. /TvArt/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia