close
Top LajmeVendi

ARSOVSKA: NUK KEMI MARRËVESHJE ME ASH-AAA PËR NDËRMARRJET PUBLIKE

Danela-Arsovska-3

TRANSPORT PUBLIK PËR DY VITE DO TË JETË FALAS


 

 Në brifingun e sotëm me gazetarë Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska  njoftoi se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për emërime të drejtorëve në ndërmarrjet publike. Ajo  gjithashtu njoftoi se për dy vite do të implementohet transporti publik plotësisht falas.

Edhe pse në zgjedhjet lokale mori mbështetjen e ASH dhe AAA Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska  bëri të ditur se nuk ka marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën për emërime të drejtorëve në ndërmarrjet publike. Sipas saj në këto pozita do të emërohen njerëz me kualitet pa dallime partiake.

“Nuk kemi marrëveshje me Aleancën për Shqiptarët dhe Alternativën në lidhje me atë se sa ndërmarrje do të marrin apo do të marrim. Me ndërmarrjet do të udhëheqin njerëz me kualitet, e jo parti. Për disa ndërmarrje ende nuk kemi emra”, tha mes tjerash Arsovska.

Arsovska, gjithashtu njoftoi se për dy vite do të implementohet transporti publik plotësisht falas. Sipas saj, kjo do të bëhet pasi të eliminohen borxhet e NTP-së, e cila është në humbje të madhe.

 “Borxhi i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit është mbi 50 milionë euro”, shtoi Arsovska.

Arsovska menjëherë pas marrjes së detyrës paralajmëroi se nuk do ta vazhdojë me projektin e metrosë Bas Rapid Transit (BRT) ose metrosë së autobusëve nga paraardhësi i saj Petre Shilegov, por se në vend të kësaj do të ketë trasport publik falas./KlanMacedonia/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia