Arsovska: Partneriteti strategjik me SHBA po mbindërtohet me rritjen e bashkëpunimit të liderëve të qyteteve në nivel bilateral

Qyteti i Shkupit ka mundësinë të marrë pjesë në financimin e plotë të programit njëvjeçar për ngritjen e kapaciteteve, me ftesë të Universitetit të Harvardit.

Gjatë vizitës së saj 3 ditore në SHBA, kryetarja Arsovska realizoi takim me kryetaren e Bostonit, Mishel Vu, me të cilën diskutoi për sfidat me të cilat përballen qytetet dhe zgjidhjet me të cilat mund t’i tejkalojnë ato. Mishel Vu, e cila thekson se sfidat më të mëdha mund të tejkalohen përmes ndërtimit të komunitetit, është njëjtë sikurse Arsovska në Shkup,  gruaja e parë kryetare e qytetit të Bostonit.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

 Është nder për mua të përfaqësoj Qytetin e Shkupit në iniciativën e cila i bashkon kryetarët e qyteteve në SHBA, që mund të ofrojnë mbështetje bilaterale dhe të shkëmbejnë përvoja dhe njohuri. Në të gjitha sfidat e përbashkëta me të cilat përballen qytetet, kjo është platforma e vetme dedikuar për kryetarët e bashkive, ku ndërtohen kapacitetet për t’u përballur më me sukses me problemet e përditshme, shkëmbehen ide, për të mësuar nga njëri-tjetri dhe të ndihmohen nën mentorimin e jashtëzakonshëm të Universitetit të Harvardit”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share