close
Top LajmeVendi

Arsovska: Qyteti i Shkupit pjesë e aksionit për pastrim „Pastrim gjeneral fundjave“, për Vodnon më të bukur dhe më të pastër

Pocetok na Generalka (3)

Më shumë se 200 vullnetarë nga qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike të Qytetit, “Pivara Shkup”, “Pakomak”, “Men & Mountain” dhe ambasadat e SHBA-së, Zvicrës, Britanisë së Madhe dhe Holandës sot në aksionin për pastrimin e shtigjeve, vendeve rekreative dhe parkingjeve në Vodno, janë pjesë e aksionit më të madh ekologjik për pastrimin e mburojës së gjelbër të Shkupit. Efekti i këtij veprimi është i dyfishtë – për çdo 10 kilogram mbetje të grumbulluara do të mbillet një pemë.

Dua të falënderoj të gjithë partnerët që ndihmojnë në realizimin e kësaj iniciative fantastike. Para së gjithash, këtu janë përfaqësuesit e sektorit privat që iniciuan këtë nismë dhe me të cilët do të arrijmë që Vodno të jetë një vend më i pastër dhe më i bukur për shkupjanët. Gjithashtu dua të falënderoj përfaqësuesit e misioneve diplomatike dhe të gjithë ata që u përfshinë në mënyrë aktive në aktivitetet e sotme. Aksioni i sotëm është me të vërtetë i veçantë sepse në të marrin pjesë 100 vullnetarë nga sektori privat dhe organizatat që janë përfshirë në mënyrë aktive në këtë projekt, por edhe 100 vullnetarë nga Qyteti i Shkupit, nga shkollat ​​e mesme të qytetit të Shkupit, nga ndërmarrjet komunale dhe vullnetarë që vijnë nga komunat e Gazi Babës dhe Kisela Vodës, të cilat përmes ndërmarrjeve të tyre publike kontribuojnë në pastrimin e Vodnos në interes të të gjithë qytetarëve – tha kryetarja e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska, në fillimin e aksionit të sotëm të pastrimit.

Ajo u bëri thirrje qytetarëve që të kontribuojnë për natyrën e pastër pa mbetje të cilat duhet të grumbullohen në mënyrë adekuate, të deponohen dhe riciklohen. Është e domosdoshme, theksoi Arsovska, të ngrihet ndërgjegjësimi i qytetarëve se kjo natyrë është mburoja natyrore e qytetit të Shkupit.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia