close
Vendi

ARTAN GRUBI TAKON ADEM AVZIUN

272878115_481549153334608_8935211621423719258_n
Zv.Kryeministëri i parë Artan Grubi sot takoi drejtorin gjeneral të Elem Tours,z.Adem Avziu ku i ofroi përkrahje maksimale nga ana e Qeverisë në avancimin e punës për ngritjen e mëtejshme të atraktivitetit turistik të Kodrës së Diellit.
Artan Grubi-Zv.Kryeministër i parë
“Në takimin e sotëm me drejtorin gjeneral të ELEM Tours, z. Adem Avziu diskutuam mbi potencialin e jashtëzakonshëm turistik dhe ekonomik të qendrës sonë sportive – rekreative Kodra e Diellit dhe projektet që deri tani i kemi implementuar për përmirësimin infrastrukturor të saj.
Përgëzova drejtorin Avziu për punën e palodhshme që bashkë me ekipin e tij po e bën për shfrytëzimin e papenguar të kapaciteteve të saj turistike dhe sportive, si dhe për përkujdesin e përditshëm për nevojat dhe sigurinë e të gjithë vizitorëve.
Në drejtim të avancimit të punës për ngritjen e mëtejshme të atraktivitetit turistik të Kodrës së Diellit, drejtori Avziu padyshim se do të ketë përkrahjen maksimale të Qeverisë.”/KlanMacedonia/
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia