close
Rajoni

Artan Hoxha tregon shifrat e çmendura: Një shiringë me vaj kanabisi kushton 3 mijë €

artanhoxh

Gazetari Artan Hoxha ka treguar gjatë emisionit “Opinion” se një shiringë normale me vaj kanabisi kushton nga 2 mijë deri në 3 mijë Euro. Gazetari u shpreh se vaji i kanabisit përdoret për personat që janë me tumor.

Gjatë diskutimit për legalizimin e kanabisit mjekësor, Hoxha tha se sot në Shqipëri në mënyrë të paligjshme prodhohet vaji i kanabisit dhe shitet. Teksa tregoi një shembull nga Maqedonia e Veriut, gazetari tha se 1 litër vaji kanabisi kushton 95 mijë Euro.

“Ky është vaji i kanabisit i prodhuar në Shqipëri. I futur në shiringë jam për ta demonstruar. Këtë e prodhon një kimist i ardhur nga jashtë, nuk është shqiptarë. Një dozë e tillë shkon nga 2 mijë deri në 3 mijë Euro dhe përdoret për personat që janë me tumor. Ne sot në Shqipëri ilegalisht, në mënyrë të paligjshme prodhojmë vaj kanabisit dhe e shesim. Kjo është fara e kanabisit. Kjo ka ardhur nga Holanda. Vjen sepse ka rendimet shumë më të lartë. Çfarë problemi kemi sot në Shqipëri? A e di që në 11 kompanitë e para që u licencuan (në RMV) 7 ishin nga Shqipëria. Ishin biznesmenë shqiptarë të rregullt. Morën edhe punëtorët që merreshin me kanabisin rekreativ. Qeveria maqedonase i favorizoi. E kultivoi në ambiente të mbyllura që të merrnin disa duar, por duke qenë në ambiente të mbyllura merr 3-4 duar. Cili ishte problemi i Maqedonisë? Legalizoi vetëm shitjen e vajit të kanabisit. Nga të gjitha këto që patë ju, laboratorin për të prodhuar vajin e kanabisit sipas standardit që kërkon industria farmaceutike, ajo që s’ka dështuar dhe ajo është kompani amerikane. Ajo e futi idenë në Maqedoni dhe ajo e implementoi. Që të fusje atë laboratorin kishte një kosto 5 milionë Euro dhe 1 litër vaji kanabisi mjekësor kushton 95 mijë Euro. Këta të tjerët, përfshirë edhe ata që shkuan nga Shqipëria, krijuan stok, prodhuan boçe. Çfarë ndodhi? Atyre u ngeli stok boçja dhe ata donin të nxirrnin të paktën kostot. Ata u futën tek tregu jonë, kanabisi rekreativ dhe fshehurazi filluan ta nxirrnin nga magazinat. Ata e çuan në Serbi, Greqi, Kosovë. Ata po shisnin kanabis pa THC, por ja u shisnin tregjeve që furnizonim ne. Konsumatorët filluan ta ndjejnë sepse nuk kishte efektin e tonit”, tha Hoxha./tvklan.al

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia