close
KultureVendi

ARTI FIGURATIV: NË PRITJE TË EKSPOZITËS KOLEKTIVE TË GRAFISTËVE

Screenshot_2

Ekspozita më 31 tetor  


Shoqata e Artistëve Figurativ të qytetit të Tetovës, organizon punëtori grafike në hapësirat Qendrës për Kulturë në Tetovë ku gjatë periudhës, 26 dhe 31 tetor 2018 punohet intensivisht në realizimin e veprave artistike. Pas përfundimit të projektit parashikohet një ekspozitë kolektive e artistëve pjesëmarrës për të paraqitur rezultatet e arritura nga kjo punëtori.

Ky uorkshop do shfaqet për herën të parë në Tetovë, dhe organizatorët thonë se ka për qëllim zhvillimin artit të grafikës si dhe shkëmbimi i eksperiencave të artistëve të kësaj lëmie.

Artistët në këtë ekspozitë kanë përdorur teknika të ndryshme si teknika e Akuantintës, Gjilpërës së thatë, e shkrimit, Linogravura, etj.

Ekspozita Kamertale do të shfaqet më 31 tetor në Pallatin e Kulturës në orën 19:00, përndryshe ky projekt u mbeshtet nga Ministria e Kulturës së Republikës së Maqedonisë dhe Komuna e Tetovës. /Lindita Aliu/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia