close
Ekonomi

“ARTI I FINANCËS”: HAPJA E KUFIJVE DHE KTHIMI I MËRGIMTARËVE

download

Shtetet dhe institucionet sic duket po përgaditen për protokolet pas hapjes së kufijve, me qëllim që të ju sigurohet qytetarëve mbrojtje të shëndetit të tyre por dhe lëvizje të pa kufizuar disutim ky i ngritur në emisionin Arti i Financës në mes gazetarësh dhe Ministrit Ademi.

Sipas Ademit qëllimi i hapjes së kufive është lëizja e lirë e qytetarëve pa pengesa prandaj kjo cështje duhet kordinuar me shtetet fqinje por dhe Bashkimin Evropian ,megjithatë ai shpreson që kufijtë të hapen deri më 15 Qershor.

Edhe kundrejt faktit  që Ministria e Punëve të Jashtme kishte hapur procedurat për riatdhesimin e qyetarëve sipas Selimit gjatë kontakteve me institucioneve përkatëse nuk shihej një kordinim me Ministrinë e punëve të jashtme në RMV, gjë që pamundësonte informim dhe kthim të qytetarëve.

Shteti Gjerman ka sjellur vendim që deri më 30 Qershor nuk do të këtë asnjë lloj penalizimit për gjithë shtetasit e jashtëm të cilët si rezultat i pandemisë u bllokuan në shtetin Gjerman deklaori Cani gazetar i Dojcevele në Gjermani.

Ndërkaq edhe përkundrejt vendimeve të Bashkimit Evropian , shteti Danez është ndodhet në diskursin për vendosjen e protokolleve më vitale, ku reciprociteti do të jëtë e fokusuar rreth shteteve të cilat kanë qenë më të kujdesshëm në parandalimin e COVID-19.

Si rezultat i pandemisë mbi 4000 shtetas janë kthyer në vendlindje përmes fluturimeve humanitare, dhe udhëtimeve tokoësore. 179 qytetar janë asistuar të kalojnë kufirin e Sërbisë kurse për 852 ka pasur kordinime që të lejohet kthimi i tyre nga airoportet fqinje. Vendet në rajon kanë filluar me hapjen e kufijve. Por një vendim të tillë për hapjen e kufirit me 1 qershor ka marrë edhe Maqedonia e Veriut./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia