close
EkonomiTop LajmeVendi

ARTI I FINANCËS: MASAT E REJA DHE SEKTORI I HOTELERISË

5197F70E-2879-4774-883F-AAB8D652E9C9

SALLONET E DASMAVE ME HUMBJE TË MËDHA, NDIHMAT TË PAMJAFTUESHME


Masat e reja anti-covid që në masë të madhe kishin goditur sektorin e hotelerisë ishte tema e cila u diskutua në emisionin e fundit ‘Arti i Financës’.

Për Zv.Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Hasani, masat e fundit të ndërmarra nga ana e qeverisë erdhën si pasojë e rritjes së numrit të të infektuarve dhe gjendjes kritike në vend. Autoritetet shëndetësore të vendit duke arsyetuar këto masa, vunë në dukje se mosha më e prekur e të infektuarve të rinj është nga 20-40 vjec.


‘Kërkuam që të ashpërsohen masat, për shkak se u identifikuan disa thyerje të pa arsyetueshme nga ana e disa objekteve hotelierike, të cilat edhe u bënë publike nëpër rrjetet sociale.’ 
tha Zv/Ministri i Shëndetësisë – Ilir Hasani

Kryetari i Odës së Pavarur të Hotelierëve, Boris Sidovski, theksoi se është e padrejtë që për shkak të disa individëve të pësojë e gjithë kjo industri. Ai tha se kanë zbatuar me përpikmëri të gjitha masat dhe protokollet e qeverisë.

ZDRAVKO JOSIFOVSKI – KRYETAR I ODËS SË PAVARUR TË HOTELIERËVE
‘Masat dhe protokollet i miratoi vetë Qeveria dhe neve nuk ka mbetet asgjë tjetër përveç se ti zbatojmë në periudhën që ka kaluar. Mendoj se ne si gastronomë kemi qenë të dëgjueshëm dhe organizatorë të mirë të vetë protokolleve që dëshironte ti zbatojë Komisioni i sëmundjeve ngjitëse. Gjithë ajo që u kërkua nga gastronomët ishim të detyruar ti zbatojmë këto protokolle për arsye ekonomike dhe mendoj se i kemi zbatuar shumë mirë.’
tha Boris Sidovski – Kryetar i Odës së Pavarur të Hotelierëve

 

Sipas Lulzim Hasanit, menaxher i një objekti hotelierik, vendimi i fundit i qeverisë është i padrejtë për shkak se gastronomia është një nga sektorët e parë që u mbyll me fillimin e pandemisë,  ndërkaq edhe ligji nuk parasheh asgjë për sallonet e dasmave.  Pakoja e shtetit, sipas Hasanit, nuk është e mjaftueshme, në krahasim me humbjet e pësuara.


‘Ne si sallone dasmash nuk figurojmë fare, ne figurojmë si restorante. Si restorante nuk mund të punojmë, për shkak se nuk jemi, ndërsa, në këtë situatë, ne jemi të ndaluar. Restorantet funksionojnë, sallonet e dasmave nuk funksionojnë. Humbjet janë jashtëzakonisht të mëdhaja, avanset janë të humbura, janë harxhimet fikse.’
tha Lulzim Hasani – Menaxher

Sipas Zv/Ministrit të Shëndetësisë, Ilir Hasani, çdo kërkesë nga udhëheqësit e salloneve të dasmave do të shqyrtohet nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive, dhe do të jepet përgjigje adekuate, por  primare ngelet shëndeti i shoqërisë.

Ndryshe, në vend janë pothuajse 7 mijë objekte hotelierike. Ministria e Ekonomisë dhe qeveria, kanë propozuar të rriten kompetencat e inspektorëve të tregut, dhe ti mbyllin të njëjtat në rast kur veprojnë kundër protokollit. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia