close
Ekonomi

ARTI I FINANCËS: MASAT EKONOMIKE DHE NDIKIMET

download (1)

Profesori universitar Visar Ademi gjatë diskutimit në emisionin Arti i financës ishte kritik ndaj masave dhe strategjisë për rimëkëmbje të ekonomisë , ai masat qeveritare i cilësoi si transakcione monetare shpesh edhe politike kundrejt grupeve te caktuara duke mos ju siguruar mirëqënjie afatgjate.

Mirëpo nga ana tjetër Bytyqi si këshilltar qeveritar thotë se struktura e ekonomisë së RMV-së gjegjësisht dy e treta e BPV është konsumi privat gjë e cila në këtë rast sipas raporteve ndërkombëtare evidentohet si vendi i cili do ta kaloj më leht koronakrizën në aspekt ekonomik krahasuar me Ballkanin Perëndimor , ai deklaroi nga pakot ekonomike vetëm 17% shkon tek konsumi privat kurse pjesa tjetër në rimëkëmbje ekonomike

Nga Oda ekonomike e Maqedonisë Veri Perëndimore thonë që kanë bërë disa kërkesa, sic është përfshirja e banjave në vaucerët për turizëm,.. deklaroi që masat duhet të jenë të qarta dhe barabarta duke kërkuar që edhe familjet me femijë në shkolla fillore të pranojnë vaucërë.

Me vendim të qeverisë investimi i përgjithshëm në ekonominë vendore si rezultat I krizes me korona virus janë tre pakot që arrijnë vlerën prej 550 milionë euro ose 5 deri në 5.5% nga BPV I Repbulikës së Maqedonisë së Veriut./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia