close
EkonomiVendi

ARTI I FINANCËS: ME ÇFARË OFERTASH DO TË JOSHEN VOTUESIT?!

download

Premtimet ekonomike nga partitë politike në këtë fushatë parazgjedhore janë të shumta , në emisionin Arti i financës u debatua mbi programet e tyre por dhe për mënyren e realizimit të të njëjtave.

Nga Bashkëimi Demokratik për Integrim thotë që antarsimi NATO sipas Elezit po të përktheht në aspekt ekonomik nënkupton edhe stablitet ekonomik, ky hap i bërë garanton një vazhdimësi programi ekonomik të cilin ata do ta realizojnë katër vitet e ardhëshme.

Ndërkaq nga Aleanca për Shqiptarët në programin e tyre ekonomik bashkë me partnerin koalicionues Alternativa zotohen për politikë buxhetore zhvillimore dhe këtë do ta realizojnë përmes një këshilli ekspertësh sipas tyre duke eleminuar cdo ndikim politik në ndarjen buxhetore.

 

Lëvizja Besa në programin e përbashkët ekonomik të koalicionit mundem bashkë me LSDM-në thonë që shtyllë kryesore të programit të tyre kanë ekonominë dhe se programi ekonomik do jetë i orientuar në disa sfera shumë të rëndësishme për mirëqënien ekonomike.

Me fillimin e fushatës parazgjedhore, partitë politike kanë filluar me premtimet ekonomike për qytetarët e RMV-së. Nga koalicioni “Mundemi” premtojnë rritje të rrogës minimale mbi 40% . Bashkimi Demokratik për Integrim zotohet që platforma në krye me kryeministrin shqiptar nënkupton barazi e plotë në të gjitha fushat: ekonomi, drejtësi, vende pune, cilësi e jetës.

Koalicioni “Tash është koha” theksojnë se do të angazhohen për rroga më të larta në arsim. Ndërkaq VMRO-DPMNE premton investime të mëdha në infrastrukturë, ekonomi të fuqishme dhe rroga më të larta në arsim dhe shëndetësi./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia