“Artistët të krijojnë në frymën e argëtimit të publikut”

KOSTADINOVSKA-STOJÇEVSKA: NUK MUND TA LUAJMË ROLIN E POLICIT

 Për të mos patur gjuhë të urrejtjes ndaj Bullgarisë, artistët vendas duhet të krijojnë në frymën e asaj që do t’i argëtojë njerëzit dhe publikun. Kështu u shpreh ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska e pyetur nëse pika për parandalimin e gjuhës së urrejtjes në Protokollin bilateral me Bullgarinë do të nënkuptojë edhe censurë të krijimtarisë artistike.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Lirisht le të krijojnë. Por për të krijojnë në frymën e asaj që do të argëtojë njerëzit dhe publikun. Jo diçka që do ta kthejë popullin përsëri, në kohë të errëta ku realisht nuk pamë asgjë të mirë”, deklaroi Bisera Kostadinovska-Stojçevska, Ministre e Kulturës së RMV-së.

Në Protokollin, i cili është procesverbali i mbledhjes së dytë të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar, në pikën e tretë thuhet se në lidhje me parandalimin e gjuhës së urrejtjes të dy shtetet të garantojnë se financimi shtetëror i librave të rinj, dokumentarëve, filmave dhe prodhimeve të tjera artistike, si dhe monumenteve kulturore dhe festimeve, do të realizohet në frymën e Traktatit të Miqësisë. Por Ministrja e Kulturës, Kostadinovska-Stojçevska thotë se në këtë drejtim dikasteri I saj  “nuk do të luajë rolin e policit dhe të përndjek se kush çfarë do të bëjë, duke shtuar se liria e artistit është e madhe dhe se askush nuk ka të drejtë ta kufizojë atë”. /KlanMacedonia/

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share