close
Kulture

AS THE WEEKND, AS MARIAH CAREY, LISTAT I KRYESON ALBUMI ME KËNGË ZOGJSH

birdy.jpg

Një album muzikor i krijuar tërësisht me cicërimat dhe klithmat e zogjve australianë që rrezikohen nga zhdukja, kryeson listën muzikore e pesë më të dëgjuarve në kontinentin-shtet. “Këngët e Zhdukjes” po tejkalojnë pëlqimet e albumeve të grupit ABBA dhe The Weeknd, pa përmendur Mariah Carey dhe Michael Buble, të preferuarit e periudhës së Krishtlindjeve.

I krijuar nga BirdLife Australia, ky album përmban këngë zogjsh nga 53 llojet më të rrezikuara. Për disa prej tyre u deshën orë të tëra pritjeje pas një shkurreje për një cicërimë të vetme. “Këngët e Zhdukjes” ka hyrë në histori si i vetmi në llojin e tij që hyn në listën kryesore muzikore të vendit.

Aktualisht, 1 në 6 zogj asutralianë kërcënohen, që do të thotë 216 nga 1299 lloje. Ndryshimet e klimës, zjarret masive në vitin 2019 dhe 2020 shkatërruan habitatet e tyre dhe numri i llojeve të rrezikuara të kurrizorëve me pendë është rritur me 25%.

Fitimet nga albumi do të shkojnë për projektet e mbrojtjes së BirdLife Australia./tvklan.al

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia