close
Top LajmeVendi

ASELBORN: “PO”-në E FRANCËS DO TA NDJEKIN EDHE VENDET SKEPTIKE

Screenshot_6

Dimitrov-Aselborn: Në prag të periudhës vendimtare për vendim


Maqedonia e Veriut bëri gjithçka që iu kërkua, muaji mars është vendimtar për procesin aderues dhe të ardhmen e Maqedonisë së Veriut, por edhe Shqipërisë dhe më vjen mirë që nga Franca ka sinjale pozitive, që shpresoj se do të ndikojnë edhe te vendet tjera skeptike ta ndryshojnë qëndrimin e tyre, deklaroi shefi i diplomacisë së Luksemburgut Zhan Aselborn, duke e theksuar rëndësinë e përforcimit dhe intensifikimit të bashkëpunimit në mes vendeve të Ballkanit perëndimor në çdo aspekt.

Vendimi që do ta marrë Këshilli Evropian më 26 mars do të jetë i rëndësishëm për drejtimin në të cilin do të ecë Maqedonia e Veriut, vendet e Ballkanit perëndimor, por edhe vetë BE-ja, theksoi ministri i punëve të jashtme i Luksemburgut Zhan Aselborn.

“Muaji mars është vendimtar për këtë proces. Nga Franca arrijnë sinjale pozitive dhe konsideroj se vendimi i Francës do të ndikojë që edhe vendet tjera që janë skeptike ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Vendi juaj i zbatoi reformat, posaçërisht është për t’u përshëndetur miratimi i Ligjit për Prokurori Publike dhe Marrëveshja e Prespës, që duhet të respektohet dhe të zbatohet edhe pas zgjedhjeve.” –vlerëson ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Zhan Aselborn.

Duke theksuar se është i vetëdijshëm se edhe Evropa ka shqetësimet e saj, ministri i punëve të jashtme Nikola Dimitrov shprehu falenderime për Aselborn që ka ndarë kohë ta vizitojë vendin, me siç tha “një mesazh – merituat të filloni negociata aderuese me BE-në.”

“Biseduam për kandidaturën tonë, për detyrat në fushën e reformave në vend, raportin e fundit të Komisionit Evropian dhe për disponimin e vendeve të tjera anëtare. Shpresoj se do të ndihmojë, pas disa ditëve Këshilli për punë të përgjithshme më 24 mars edhe Bashkimi Evropian të japë rekomandim pozitiv.” –shprehet ministri i Punëve të Jashtme Nikola Dimitrov.

Në drejtim të intensifikimit të bashkëpunimit rajonal të vendeve të Ballkanit perëndimor, Aselborn porositi: Brukseli është më larg nga të gjithë ju, ju jeni në të njëjtin rajon dhe bashkëpunimi duhet të përforcohet. Në kuadër të vizitës, ministri Aselborn do të takohet edhe presidentin e shtetit Stevo Pendarovski. /Verica Dimitrijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia