close
Vendi

ASH-AA: NËSE BDI NUK E BËN KRYEMINISTËR ZYBERIN TË SHKOJË NË OPOZITË

7-11

Ose bëjeni kryeministrin shqiptar, ose shkoni në opozitë. Kjo është kërkesa e koalicionit ASH- Alternativa drejtuar edhe një herë BDI-së. Ata shprehen se integristët do ta kenë përkrahjene tyre nëse e bëjnë kryeministrin shqiptar, por se marrëveshje tjera me ta nuk do të bëjën. Nga koalicioni thone se nuk kanë marrë pjesë në Tryezën e Partive Parlamentari Shqiptare pasi që nuk është ndryshuar data.

Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA njoftuan opinionin se ende nuk kanë zhvilluar asnjë takim formal lidhur me negociata për formimin e qeverisë, nga ky koalicion thonë se nuk do të bisedojnë për këtë çështje para se fituesi legal, por, sipas tyre jolegjitim, i zgjedhjeve në kampin shqiptar, BDI, ta konsumojë të drejtën e tij për t’u bërë pjesë e qeverisë.

“ Nëse në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut vjen një propozim për kabinet qeveritar, ku z. Zyberi është kandidat për kryeministër, ne me 12 deputetët tanë do ta votojmë atë. Por, nëse BDI-ja nuk arrin ta realizojë këtë zotim, për të cilin e ka legalitetin, ajo parti nuk ka të drejtë që ndryshe të marrë pjesë në qeveri dhe prandaj vendi i saj mbetet opozita.Për fund po ju themi edhe një herë shkurt e shqip: o bëjeni kryeministër Naser Zyberin o ikni në opozitë!”,tha Rexhepi.

Rexhepi ka komentuar edhe mospjesëmarjen në takimin e thirrur nga kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

“ Përkundër fjalëve të pamatura dhe ofenduese të kryetarit të BDI-së ndaj nesh, që nuk janë risi në fjalorin e tij, dëshirojmë të shpjegojmë se ne më 07.08.2020 e kemi pranuar ftesën për pjesëmarrje në Tryezë, ndërsa më 11.08.2020 jemi përgjigjur pozitivisht ndaj saj, duke kërkuar vetëm shtyrjen e saj dhe caktimin e rendit të ditës. Por, në vend të caktimit të një date tjetër, ftuesi i këtij takimi na ka kthyer përgjigje po atë mbrëmje, pas letrës sonë, duke e caktuar rendin e ditës, por pa e ndryshuar datën e mbajtjes së takimit. Duke u gjendur në këtë pozitë imponuese, neve na u pamundësua pjesëmarrja në Tryezë, ndërsa nënteksti i këtij takimi ishte se ftesa ka qenë sa për sy e faqe, që takimi të mos realizohet”,tha Rexhepi.

Kane reaguar nga BDI-ja duke bërë të ditur se takimi i djeshëm u thirrë për të diskutuar mbi prioritetet e përbashkëta dhe jo për të siguruar mbështetje.

“Përkundër deklarimeve publike afirmative, partitë shqiptare vendosën që ta braktisin Tryezën pa asnjë arsye bashkë edhe me ofertën tonë të sinqertë për ndarje të përgjegjësive. BDI dhe z. Ahmeti do ta vazhdojnë misionin e shenjtë për ti bashkuar shqiptarët edhe përkundër pengesave deri sa të krijohet një alternativë e denjë e bashkuar opozitare e cila nuk punon për dështim e rrënim, por për ndërtim e bashkim” , thuhet në reagimin e BDI-së./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia