close
Vendi

ASH-AAA AKUZA ZAEVIT: ME JU KAMPION BALLKANIK PËR KORRUPSION

A32B4911-88F3-44CF-BA72-AAAFA2AE1D8A

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje prezantoi Planin Aksionar për luftë ndaj korrupsionit, ku Kryeministri mes tjerash tha: “Ftoj qytetarët, mediat që të tregojnë dhe të flasin zëshëm dhe publikisht për korrupsionin”.

Nga koalicioni ASH-AAA, sic kanë thënë përmes një press-konference, i janë përgjigjur ftesës së Kryeministrit për të folur hptazi për korrupsionin.

 -Zotëri Kryeministër, qeveria që drejton ti dhe Ali Ahmeti e bëri Maqedoninë e Veriut shtetin MË TË KORRUPTUAR NË BALLKAN dhe për këtë duhet të mbani përgjegjësi;

– Zotëri Kryeministër, kjo qeveri që drejtoni Ju dhe Ali Ahmeti i dha kompanisë ‘Pucko Petrol’ të deputetit të BDI-së tender për furnizim me derivate të naftës menjëherë pas zgjedhjeve të 15 Tetorit, sepse Ismail Jahoski kishte derdhur miliona euro për të blerë vota për BDI-në;

– Zotëri Kryeministër, pikërisht qeveria që po drejtoni Ju dhe Ali Ahmeti do të ‘falë’ miliona euro të qytetarëve, oligarkëve me blerjen e aksioneve nga Makpetrol;

– Zotëri Kryeministër, Qeveria Juaj dhe njerëzit Tuaj bënë skandale korruptive në rastin ‘Reket’ dhe shumë pak nga ato u përgjigjën para organeve të drejtësisë;

– Zotëri Kryeministër, qeveria Juaj dhe njerëzit tuaj bëjnë korrupsion masiv duke dhënë leje për hapje të kazinove.

Sipas koalicionit ASH-AAA,  nëse do të duhej të bëhej një plan aksionar anti-korrupsion, atëherë njerëzit kryesorë në qeveri do të duhej fillimisht të shkonin në burg, e tek pastaj mund të pritej të efektuohej ndonjë plan eventual anti-korrupsion. Përndryshe, përderisa Ju jeni në qeveri, ne do vazhdojmë të mbesim kampion ballkanik për korrupsion – thuhet në reagimin e ASH-AAA. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia