close
Vendi

ASH-AAA: LSDM-BDI TA ANULOJNË KONKURSIN PËR AVOKATIN E POPULLIT

1F864894-5158-4589-A972-21402BB3DDEA

Kolaicioni ASH-Alternativa, I bën thirrje shumicës parlamentare LSDM-BDI, sic thonë, të heqin dorë nga propozimi për Avokatin e Popullit dhe ta anulojnë konkursin.

Pasi që tashmë është bërë zyrtare që kandidat për Avokat të Popullit është kandidati për kryeministër i BDI-së, Naser Zyberi, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa është këtu që t’i bëjë thirrje shumicës parlamentare LSDM-BDI që ta anulojë konkursin dhe të shpallë konkurs tjetër, ngase kadidati Zyberi nuk e përmbush kushtin elementar e themelor për të qenë Avokat i Popullit sepse

Ligji mbi Avokatin e Popullit në

Nenin 3 thotë:

– Avokati i Popullit është i pavarur (i pa ndikuar) në ushtrimin e detyrës.

Dhe në Nenin 8 thotë:

– Funksioni Avokat i Popullit është i palidhur (i pa lejueshëm) me ushtrimin e ndonjë funksioni tjetër publik, profesioni apo anëtarësimin në parti politike.

Siç e di i gjithë opinioni, z. Naser Zyberi para 5 muajsh ishte kandidat i BDI-së për kryeministër, pra një figurë krejt politike, andaj si i tillë në këtë mënyrë atij i pamundësohet ta ushtrojë një detyrë që për nga natyra është jopolitike dhe me neutralitet të theksuar jopolitik. Nuk mjafton një deklaratë e kandidatit se nuk është anëtar partie, që të konkludohet paanësia e tij politike, kur të gjithë ne e dimë se ai është figurë shumë e fuqishme politike –thonë nga koalicioni ASH-AAA. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia