close
Vendi

ASH-AAA: PLATFORMA ME PROBLEME, OFROJMË ZGJIDHJE

ASH

Koalicioni ASH-AAA ka reaguar lidhur me problemet teknike të platformës nacionale për mësim nga distanca. Azir Aliu nga ASH-ja tha se MASH-i  si dhe Byroja për Zhvillim të Arsimit, nuk janë përgatitur për mësimin online duke potencuar problemet teknike të Platformës Kombëtare që janë shfaqur në prag të fillimit të vitit shkollor.

Azir Aliu nga ASH-ja ka shpalosur kërkesat dhe ofertat e koalicionit për Qeverinë,sic thanë për mbarëvajtje të procesit arsimor në kushte pandemie.

AZIR ALIU – ASH

“1)zgjedhje reale me të gjithë performansat e nevojshme për mësim në distance, sistem nacional,real me të gjithë ekosistemin I cili është pjesë e tij.

2)Krijimi I një strategjie nacionale për arim në distance dhe krijimi I shtabit të krizës I destinuar vetëm për arsim në distancë. 

3)Kërkojmë që arsimi të organizohet në formë modulare.

4) Kërkojmë të ketë protokolle të qarta të mësimdhënies dhe vlerësimit të përshtatshëm për mësim në distance.

5)Familjet me të ardhura minimale të jenë pjesë e masave të qeverisë dhe të mbështeten me fonde për blerjen e IT paisjeve dhe infrastrukturës së përshtatshme për mësim në distance”./KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia