close
Top LajmeVendi

ASH akuzon BDI-në për kontroll të gjyqësorit(Video)

Screenshot_9

SELA: VETINGU I PARALAJMËRUAR ËSHTË PROPAGANDË BOSHE

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka akuzuar BDI-në për kapjen e sistemit gjyqësor pasi sipas tij me dhjetëra gjykatës dhe prokurorë janë nën kontrollë të BDI-së.

ZIADIN SELA KRYETAR I ASH-së 

“Sistemi gjyqësor në tërësi është në shërbimin e plotë të BDI-së dhe kundër interesit të shtetit dhe qytetarëve. Në secilin institucion gjyqësor mjafton një thirrje nga Reçica e Vogël që të ndalen apo sabotohen ndjekjet penale saherë që preket interesi i BDI-së”. 

Sela ka komentuar edhe vetingun e paralajmëruar nga partia në pushtet duke thënë se janë vetëm lojra të kota.

ZIADIN SELA KRYETAR I ASH-së 

“Kemi hasur në propagandën boshe të cilën BDI vazhdimisht e ka bërë në lidhje me vetingun. Ata improvizuan një veting Ali Ahmeti sëbashku me Musa Xhaferin bënin vetingun e funskionarëve të tyre. Është lojë kot”.

Vetingu po vazhdon të vlerësohet si e vetmja mundësi që të ketë përmirësim të sistemit të drejtësisë në vend. Megjithëse Ministria e Drejtësisë ka proceduar në qeveri koncept-dokumentin për vetingun gjatë vitit të kaluar, përballja e gjyqtarëve dhe prokurorëve me vetingun duket se nuk do të ndodhë gjatë këtij viti. Para disa javëve ambasadorja e SHBA-ve shpalosi se vetëm 8% e qytetarëve I besojnë gjyqësorit dhe kërkoi rikthimin e besimit të qytetarëve në gjyqësor. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia