close
Top LajmeVendi

ASH-ja BËN BILANCIN E FUNDVITIT – SELA NUMËRON DËSHTIMET E QEVERISË

270197946_2470998753030916_7446439931476462704_n

SELA: ASH DO TË KETË DY DREJTORI NË QYTETIN E SHKUPIT


Dy drejtori, tre poste të zëvendësdrejtorëve, dhe 5 poste të drejtorëve të shkollave në kuadër të Qytetit të Shkupit, janë postet që do të udhëhiqen nga kuadro të Aleancës për Shqiptarët. Kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, në fjalimin e fundvitit, edhe publikisht uroi për detyrën Danella Arsovskën, të cilën e partia e tij e ka mbështetur në zgjedhjet lokale.

ZIJADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË
“  Natyrisht që janë bërë biseda dhe jemi në negociata e sipër, ASH deri tani në momentin që flasim, t’I ketë dy drejtori në kuadër të Qytetit të Shkupit, do të ketë 3 zëvendësdrejtorë në kuadër të Qytetit të Shkupit, natyrisht drejtorë të shkollave katër ose pesë, të mesme, të cilat menaxhohen nga Qyteti I Shkupit, kuptohet që janë shkolla fillore që poashtu menaxhohen nga komuna të veçanta.”

Si parti opozitare theksoi ai, do të bëjnë të gjitha përpjekjet për të siguruar të drejtat e qytetarëve, njësoj siç kanë bërë me ligjin për shtetësi. Sela tha se informacionet e tija flasin për 8000 shtetësi të bllokuara nëpër labirinthet institucionale.

ZIJADIN SELA, KRYETAR I ASH-SË
“ Informacionet e mia sot flasin që janë 8000 shtetësi të bllokuara përsëri nga momenti që ne e kemi sjellë ligjin për shtetësi dhe që presin zyrave të MPB-së dhe po bllokohen që të marrin shtetësinë. ASH nuk do ta lejojë me kaq, ne do të angazhojmë avokat dhe do tu dalim në ndihmë qytetarëve. ”

Rezultatet e regjistrimit të popullsisë për kreun e Aleancës për Shqiptarët janë të papranueshme, pasi vlerëson se operacioni nuk ka rrjedhur në rregull. Ai numëroi rastin e zjarrit në spitalin e Tetovës, aksidentin në Bullgari, krizën me pandeminë, mosmarrjen e datës për fillim të negociatave, paralajmërimet për amnisti, ngjarjet politike përfshirë këtu edhe ndarjen nga Alternativa, si gjëra të cilat e karakterizojnë vitin 2021. Vlerëson se vendit I nevojiten zgjedhje të parakohëshme parlamentare, duke e cilësuar qeverinë aktuale si një regjim që erdhi pas një lufte të regjimit, e që nuk dallon shumë nga ai i kaluari. /KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia