close
votime-zgjedhje-MK-780×439-1

SNOPÇE: JEMI NË KRIZË, ZGJEDHJET DALJA E VETME

Pasi mbrëmë u bë e qartë se datë për Maqedoninë e Veriut nuk do të ketë, partitë opozitare menjëherë kërkuan zgjedhje të parakohshme parlamentare. Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, konsideron se shteti është në krizë dhe se dalja janë zgjedhjet e parakohshme.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ALEANCËS SË SHQIPTARËVE
Sigurisht që jemi për zgjedhje të parakohshme. Tani ka një shumicë të thyeshme, e do ta shohim se si do të funksionojnë. Por konsiderojmë se ky shtet është në krizë dhe dalja e vetme nga kjo krizë janë zgjedhjet të parakohshme në pranverë.

Ai në konferencën për media që e thirri sot, nënvizoi edhe disa pjesë të raportit të Këshillit të BE-së, ku sipas tij, Qeveria LSDM-BDI, ka dështuar.

HALIL SNOPÇE, DEPUTET I ALEANCËS SË SHQIPTARËVE
Mungesën e pavarësisë dhe paanshmërisë së gjyqësorit dhe nevojën për reforma të mirëfillta në këtë fushë. Problemet e theksuara në luftën kundër korrupsionit. Reformën e papërfunduar zgjedhore. Politizimin e administratës publike dhe nevojën për respektimin e transparencës, meritës dhe përfaqësimin adekuat. Mungesën e mbikëqyrjes parlamentare mbi shërbimet e inteligjencës. Cenimi i lirisë së shprehjes dhe lirisë së gazetarëve.

 

Në vijë të ngjashme janë edhe nga Lëvizja Besa.

FARUK AVDIU- LËVIZJA BESA

“Qeveria po mundohet te mbahet në këmbë prej qelqi, çdo dështim, çdo korrupsion, çdo aksident dhe çdo veprim tjetër devijant në shoqërinë tonë, po mundohet ta mbulojë me fillimin e negociatave me marrjen e datës me BE. Kemi qenë të bindur që datë nuk do të ketë. Mosmarrja e datës dëshmon se kjo qeveri është delegjitimuar. Eurointegrimet i kanë për tendencë të kapjes. Vendi duhet të shkojë në zgjedhje, dhe legjitimiteti t’i kthehet popullit”.

 

Nga Besa thonë se ka ardhur koha që në pushtet të vijnë forca politike që do ta luftojnë krimin dhe korrupsionin dhe do ti zbardhin të gjitha rastet e fundit, që po evidentohen si aksidente./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia