close
Top LajmeVendi

ASH-ja KËRKON HAPA KONKRETE KUNDËR KORONAVIRUSIT

Departamenti i Shëndetësisë i Aleancës për Shqiptarët më vëmendje ka ndjekur dhe po ndjek situatën e krijuar nga njëra anë dhe përgjigjen e autoriteteve qeveritare e sidomos atyre shëndetësore në aspekt të parandalimit, detektimit dhe ditëve të fundit edhe mjekimin e kësaj sëmundjeje ngjitëse.

Aleanca për Shqiptarët kërkon që ministri i shëndetësisë, Drejtoria për Menaxhim me Kriza, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor si dhe Komisioni për Sëmundje Infektive të ndërmarrin hapa konkrete, si:

BEKIM TATESHI – ASH

  • REKOMANDIMET të shndërrohen në NDALESA dhe çdo qytetar të ketë obligime dhe detyra konkrete;
  • Qendra Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup të mbyllet për dy javë dhe të trajtohen vetëm rastet urgjente si dhe të përgatitet plan për mjekim eventual të numrit më të madh të sëmurëve me këtë sëmundje;
  • Të sigurohen mjete mbrojtëse për punëtorët shëndetësor, pa përjashtim;
  • Kontroll i rreptë në çdo pike kufitare dhe angazhim më i madh i organeve kompetente;
  • Të anulohet procesi mësimor në të gjitha institucionet arsimore në dy javët e ardhshme.
Klan Macedonia

The author Klan Macedonia