ASH kërkon shkollë në gjuhën shqipe në fshatin Podgorcë të Strugës

Ndonëse flasin maqedonisht, në fshatin Podgorcë të Strugës banorët pohojnë se janë shqiptarë, andaj edhe kërkojnë shkollë në gjuhën shqipe. Disa herë kanë kërkuar paralele shqipe, por kërkesat kanë hasur në vesh të shurdhër. Për këtë kanë reaguar edhe nga Aleanca për Shqiptarët në Strugë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Të nderuar të pranishëm, të nderuar gazetarë, përshëndetje!

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Fillimisht ju faleminderoj për prezencën tuaj në këtë Konferencë shtypi të Aleancës për Shqiptarët – Dega në Strugë dhe njëherit, të nderuar gazetarë, ju informoj se konferenca të këtilla të shtypit në të ardhmën do të jenë të zakonshme për komunikim me ju.
Në këtë Strugën tonë të bukur dhe të vogël fatëkeqësisht ndeshemi me probleme të mëdha dhe të rënda në sferën e arsimit, shëndetësisë, administratës komunale, keqpërdorimit, keqmenaxhimit, korrupsionit, mosfunksionimin e institucioneve, biznesit, turizmit, infrastrukturës dhe të tjera dhe të gjitha këto Aleanca për Shqiptarët – Dega në Strugë, do t’i trajtojë, do të ketë deklarata oficiale dhe do të organizojë konferenca shtypi.

Në këtë kontekst temë trajtimi sot është arsimi dhe, për fatë të keq, konstatojmë se është i dështuar, pa perspektivë dhe skajshmërisht i politizuar, siç është rasti i fundit me shkollën “Goce Delçev“ në f. Podgorcë. Administrata e Komunës së Strugës, si themeluese e shkollave fillore dhe të mesme, është fajtori kryesor që sot arsimi fillor dhe i mesëm në Komunën e Strugës lëngon. Duke shkeluar çdo kriter profesional në politikën kadrovike e ka ulur dhe shkatërruar cilësinë e mësimdhënies në shkollat e Strugës.

ASH-dega në Strugë, vlerëson se i gjithë procesi rreth hapjes së paraleles në gjuhën shqipe në Podgorcë, ”me qëllim apo pa qëllim” nga kryetari i komunës së Strugës, është duke u zhvilluar me hapa të gabuar dhe kjo në fund do të ndikojë drejtpërdrejt në nivelin e suksesit të arsimit në atë shkollë.

Statuti i shkollës në fjalë ka mbetur i pandryshuar meqë nuk është aprovuar nga Këshilli i shkollës. Ndryshimi i këtij statuti do të mundësonte hapjen e paraleleve me mësim në gjuhën shqipe.

Nismën e hapjes së paraleleve në gjuhën shqipe në Podgorcë për shkaqe etike e përmbajtën unanimisht Këshilltarët e ASH – Strugë, votuan për miratimin e vendimit dhe kërkuan nga ministri i arsimit dhe shkencës t’i ndërmerr hapat e nevojshëm për finalizimin e kësaj nisme.
Ministri për arsim dhe shkencë, nuk jep Vendim me të gjitha obligimet për mbarëvajtjen e procesit edukativ arsimor, por jep Mendim pozitiv, që do të thotë se të gjitha obligimet i merr përsipër komuna. E potencojmë edhe faktin se drejtoresha në pozitën e U.D. drejtor në shkollën e Podgorcës, e zgjedhur mbi 6 herë në kundërshtim me Ligjin për Arsim Fillor, asnjëherë nuk ka dhënë mendim pozitiv dhe përmbajtje në funksion të kësaj ideje, kurse Kryetari Merko vazhdon ta mbajë në pozitë të njëjtë duke shkelur të gjitha normat ligjore.
Probleme të natyrës së këtillë në Strugë janë të përditshme, e që ndikon drejtpërdrejt në mbarëvajtjen e sukseshme të arsimit fillor dhe të mesëm dhe për këtë më lejoni që para jush të paraqes edhe këto fakte.
Janë dy shkolla për arsim të mesëm në nivel komunal.

Gjimnazi ”D-r. Ibrahim Temo”, ka drejtor shkolle të përshtatshëm politikisht për Kryetarin dhe SHMK “Niko Nestor” që një kohë të gjatë funksionon me U.D.drejtorë, emërtimet e të cilëve në të shumtën e rasteve, bëhen me shkelje të Ligjit për Arsim të Mesëm, Neni 93–v.
Në nëntë shkolla qendrore fillore, vetëm disa shkolla kanë zhvilluar proces për zgjedhjen e drejtorit dhe funksionojnë me drejtorë, kurse gjashtë shkolla të tjera funksionojnë me U.D., gjatë emërtimeve të të cilëve janë vërejtur këto fenomene negative në kundërshtim me Ligjin për Arsim Fillor, Neni 118, Alineja 1,2,3,4,5, si:

– Ushtruesi i Detyrës nuk e ka përvojën e duhur prej 5 viteve punë në arsim.
– Ushtruesi i Detyrës nuk është i punësuar në Shkollën ku e merr detyrën.
– Ushtruesi i Detyrës nuk ka Vendim për marrëdhënie pune të përhershme në shkollën ku punon.
– Emërtime prej më shumë se një herë dhe dy herë të personit – punëtorit të njëjtë, që është poashtu në kundërshtim me Ligjin për Arsim Fillor.

Dhe problemet nuk përfundojnë këtu, por si të përgjithshme i potencojmë edhe këto dukuri negative:
Politizimi i skajshëm, i tërësishëm i gjithë procesit arsimor, Punësimi dhe angazhimi i kuadrit arsimor me përzgjedhje politike dhe, në shumë raste, jokompetent për lëndën që e realizon, Mbajtja dhe funksionimi i shumë paraleleve me numër të vogël nxënësish, që vetëm rrit koston ekonomike dhe ndikon negativisht në cilësinë e arsimit të nxënësve, sepse te klasat me më pak nxënës nuk krijohet atmosferë garuese për dije në mes nxënësve, Mosfunksionimi i duhur i Shërbimeve pedagogjike dhe psikologjike, Asnjë shkollë e mesme dhe fillore nuk ka të përpiluar dhe miratuar Plan Zhvillimor, Probleme të shumta në procesin e transportit të nxënësve, Probleme të shumta në procesin e sigurimit të lëndëve ngrohëse të shkollave dhe nxënësve, Moszgjidhja e problemeve në lidhje me librat shkollore dhe përkthimet e tyre, etj.

Është koha që tani të fillohet me zgjidhjen e këtyre problemeve, para fillimit të vitit të ri shkollor në muajin shtator dhe në fuksion të kësaj, ne si ASH – Dega në Strugë, kemi formuar grupin punues dhe me përvojen shumëvjeçare ky grup ka përgatitur zgjidhje për problemet e lartëpërmendura të cilat i ofrojmë në shërbim të Departamentit të Arsimit, Kulturës dhe Sportit, të gjitha këto me të vetmin qëllim – suksesin e nxënësve, rritjen e dijes dhe aftësive të nxënësve, në funksion të krijimit të kuadrit profesional dhe të arsimuar për nevojat e Biznesit dhe të gjitha këto PA PAGESË, thuhet ne kumtesen e ASH-se.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share