close
Vendi

ASH: Ministri Jeton Shaqiri në mënyrë të paligjshme ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

DCIM100MEDIADJI_0484.JPG

Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, në mënyrë të paligjshme ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal dhe duke i thyer të gjitha aktet ligjore bën emërimin e drejtorit në shkollën fillore “26 Korriku” në Shuto Orizare.

” Më saktë, Ministri i Arsimit dhe Shkencës, vendimin e tij skandaloz e sjell, pasi që vëllaut të kryetarit të Komunës së Çairit, Driton Ganiu, i skadon afati si drejtor në shkollën fillore “26 Korriku” dhe në bazë të afateve ligjore kryetari i Komunës së Shuto Orizares emëron ushtrues detyre në këtë shkollë. Ministri në mënyrë eksplicite e sjell këtë vendim të paligjshëm. Njëherit e informojmë opinionin se vendimi i Ministrit Shaqiri nuk ka bazë juridike dhe si i tillë është në kundërshtim me Ligjin për arsimim fillor dhe Ligjin për pushtet lokal. Në përmbajte vendimi i ministrit është edhe më skandaloz”, thonë nga ASH.

Sipas tyre, në pikën 1 dhe 2 të vendimit, ministri emëron Ganiun drejtor shkolle dhe në pikën e radhës të njëjtit i jep afat prej 1 viti për të plotësuar kushtet bazë për emërim.

“Pyesim ministrin, ku e parasheh këtë normativë ligji për arsimim fillor, ose mos ndoshta është dëshirë e tij politike apo vetiake? Ajo që e bën edhe më qesharak dhe jo ligjor vendimin e ministrit është reflektimi juridik.
Më saktë, i njëjti nuk urdhëron shfuqizimin e vendimit të kryetarit të komunës ku emërohet ushtruesi i detyrës në këtë shkollë.”, theksojnë nga ASH.

Në fund nga ASH shtojnë se aspektin juridik nga kjo rezulton se tani shkolla fillore “26 Korriku” ka dy drejtorë edhe atë: -Një ushtrues detyre të emëruar nga kryetari i komunës që është në përputhje të plotë me Ligjin për arsimim fillor. -Dhe i dyti është ai të cilin e ka emëruar Ministri Shaqiri duke i thyer të gjitha aktet ligjore të arsimimit fillor dhe të pushtetit lokal.

“Këtu dëshirojmë t’ia bëjmë me dije ministrit se në bazë të nenit (115) të Ligjit për arsimim fillor, të drejtën dhe kompetencat për shkarkim dhe emërim të drejtorëve në shkollat fillore komunale i ka kryetari i komunës e jo ministri.. Qe skandali te jete me I madh, jo me larg se dje, Ministri sjell vendimin e radhes, me te cilin i merren kompetencat kryetarit te Komunes, pikerisht per shkollen 26 Korriku me te vetmin qellim qe ti plotesoj apetitet e njerezve te pangopur per pushtet e pozita, keshtu duke bere shkelje te rende ligjore. Apelojme tek Komuna Shuto Orizare te mos bie pre e ketij presioni politik dhe ti ndjek te gjitha rruget juridike qe rasti te zgjdhet konform ligjeve te parapara”, thuhet në fund.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia