close
Vendi

ASH: NË MASAT ANTI-COVID, DISKRIMINIM RAJONAL

aleanca_flamuri-702×336

Si duket as koha e pandemisë botërore nuk i mjaftoi Qeverisë së RMV, për të hequr dorë nga vese të vjetra e të reja mbi diskriminimin rajonal apo të qyteteve të banuara kryesisht me shqiptar – thonë nga ASH-ja duke shtuar se objekt i diskrepancës kësaj radhe, ishte qyteti i Strugës. Nga ASH-ja I bëjnë thirrje Ministrit të Ekonomisë, që të kujdeset që edhe Struga të merr hisen e vet.

Në këtë drejtim nga masat Covid1 dhe Covid2 me të cilat ishte paraparë që 13,7 milion euro nëpërmjet Bankës për Zhvillim, t’ju jepen pa normë interesi ndërmarrjeve mikro, të vogla  dhe të mesme, që janë të goditura nga kriza shëndetësore –ekonomike e shkaktuar nga Covid19 , në të dhënat e para të publikuara nga Banka për Zhvillim  e RMV-së për Covid1 me çrast janë shpërndarë 4 milion eurot e para,  vërehet diskrepancë e madhe ndërmjet qyteteve të ndryshme madje edhe në mes Strugës dhe Ohrit edhe pse të dy janë qytete turistike dhe kriza i ka dëmtuar njëjtë.  Kështu për ndërmarrjet e goditura nga kriza nga qyteti i  Strugës janë paguar mjete në vlerë prej 24,878 euro ndërsa për ata të Ohrit  298,212euro, që është për 12 herë më shumë se shuma e mjeteve financiare të paguara për ndërmarrjet e qytetit të Strugës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia