close
Vendi

ASH: REGJIMI AHMETI-ZAEV-MIJALLKOV PO E FAL EDHE NJË KRIMINEL

aleaanc

Regjimi hibrid Ahmeti-Zaev-Mijallkov edhe ditët e fundit të sundimit po i shfrytëzon për të falur kriminelë. Ministri i (pa)drejtësisë i emëruar nga kjo Qeveri, Bojan Mariçiq, i ka propozuar Komisionit për falje të presidencës, që t’i falë pjesën e mbetur të dënimit me burg Sead Koçanit, bashkëpunëtorit të ish kryeministrit Nikolla Gruevski – thuhet në reagimin e ASH-së.

“Ky regjim që erdhi në emër të drejtësisë, me trumbetime për luftë kundër krimit dhe korrupsionit, do të mbahet mend vetëm për falje, arratisje, amnesti dhe lirim të kriminelëve dhe të korruptuarve. Ndër ikonat e këtij regjimi do të mbahen mend edhe Boki 13, Zoki Kiçeec dhe Katica Janeva që ishin aktorët kryesorë të rrënimit të Prokurorisë Speciale, me qëllim që të shpëtojnë kriminelët në përgjithësi dhe ata të BDI-së në veçanti. Disa prej tyre tanimë janë edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të këtij regjimi hibrid. Si pasojë e këtij bashkëpunimi me krimin dhe korrupsionin, qytetarët mbeten sot të izoluar, pa perspektivë evropiane dhe në krizë të thellë ekonomike” – reagojnë nga ASH-ja./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia