close
Vendi

ASH: SELA TAKON AMBASADORIN E BE-së DEJVID GIR

C65672D5-EFEF-4A30-95ED-776F9F33BB06

“MISION EVROPIAN PËR RISHQYRTIM TË RASTEVE TË MONTUARA POLITIKE”


Sot, në zyrat Delegacionit të BE-së në Shkup, Kryetari I ASH-së, Ziadin Sela ka realizuar një takim me Ambasadorin David Geer.

Sic thuhet në një komunikatë nga ASH-ja, Ambasadorin Geer është informuar në lidhje me iniciativën e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, për të kërkuar mision evropian për rishqyrtim të rasteve të montuara politike dhe të korrupsionit të nivelit të lartë në Maqedoninë e Veriut.

“Ambasadorit i dorëzova kërkesë zyrtare drejtuar Komisarit për fqinjësi dhe zgjerim te Komisionit Europian z.Oliver Verhelyi për të mobilizuar urgjentisht një iniciativë gjithëpërfshirëse evropiane për shtetin e së drejtës, përfshirë riaktivizimin e Grupit Priebe, një mision këshillues për shtetin e së drejtës me një mandat të qartë të përqendruar në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe rastet e montuara politike, misione “peer revieë” për monitorim të reformave në gjyqësor dhe monitorim të proceseve në rastet e korrupsionit të nivelit të lartë” – thuhet në komunikatën e ASH-së.

Në këtë takim, sic thuhet në komunikatë,  me Z. Geer është bashkëbiseduar edhe për nivelin e lartë të korrupsionit në vendin tonë, gjë të cilën e konfirmojnë vazhdimisht raportet ndërkombëtare si ai i Transparency International më 28 janar të këtij viti.

Me Ambasadorin, bashkëbiseduam gjithashtu për përmbajtjen skandaloze të teksteve shkollore dhe nevojën urgjente për ndryshimin e tyre, si dhe iniciativën e Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës mbi ndryshimin e Ligjit për shtetësi – thuhet në komunikatën e ASH-së.

Në fund, me Ambasadorin Geer u dakorduam që ky takim ishte i dobishëm dhe u pajtuam që bashkëpunimi ynë të vazhdoj në të ardhmen. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia