close
Top LajmeVendi

ASH: TË HETOHEN RRETHANAT E VDEKJES SË REXHAIL QERIMIT

Screenshot_19

“KËRKOJMË SHKARKIME DHE PËRGJEGJËSI NGA MINISTRA”


Edhe një shqiptar i pafajshëm, ndërroi jetë në burg ku për 14 vite qëndroi padrejtësisht. Tragjeditë e këtij regjimi sa vijnë e shtohen dhe po bëhen gjithnjë e më të rënda. Kjo nuk është hera e parë, por nga të gjithë ne mvaret nëse do të jetë e fundit.

Aleanca për Shqiptarët kërkon publikisht që të hetohen rrethanat në të cilat ndërroi jetë Rexhail Qerimi. Kërkojmë shkarkim dhe përgjegjësi nga ministri për drejtësi, zëvendës ministri, Drejtori i drejtorisë së burgjeve dhe drejtori i burgut të Idrizovës, për faktin që në burg nuk ka pasur ekip mjeksor e as auto ambulantë dhe i ndjeri është dërguar në spital me automjet të policisë. Kjo nuk është një vdekje e zakonshme. Qoftë edhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka disa shkaqe, qëndrimin padrejtësisht në burg, kushtet dhe trajtimi në burgje, mungesa e kujdesit dhe trajtimir mjeksor si dhe arsye të tjera të cilat mund të mos i dijmë. Përveç kësaj, personat e lartëpërmendur si dhe gjykatësit e prokuroria duhet të mbajnë përgjegjësi bashkë me ata që montuan këtë rast. Urgjentisht duhet të thiret seanca dhe në bazë të ekspertizës së pavarur të konfirmohet pafajsia e të akuzuarve në rastin Allfa, si dhe të dëmshpërblehet familja Qerimi edhe pse nuk ka çmim që atyre ua kompenzon humbjen dhe dhimbjen.

Për fund, ky rast dëshmoi edhe një herë nevojën për atë që ne si Aleancë për Shqiptarët e kemi kërkuar nga fillimi, revizion ndërkombëtar për të gjitha rastet e montuara dhe vetë sistemit të drejtësisë.

Pyesim publikisht si ndjehen sot ata shqiptarë në Qeveri që trumbetuan zbardhjen e rasteve të montuara dhe veçanërisht ata të BDI-së që ishin në Qeveri kur këto raste u montuan?/KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia