close
Vendi

ASH: TË VEHEN NË FUNKSION EKIPE MOBILE PËR VAKSINIM

1BBC9137-C232-497E-98DD-5AE1973FBA9B

Aleanca për Shqiptarët ka akuzuar Qeverinë, respektivisht Ministrinë e Shëndetësisë, për keqmenaxhim të situatës me COVID-19. Nga ASH-ja kanë bërë thirrje që të hapen më shumë pika të vaksinimit.

“Situata po eskalon në çdo qytet, andaj ne si koalicion apelojmë që të vihen në funksion ekipe mobile për vaksinim. T’u jepet e drejta mjekëve amë t’i vaksinojnë pacientët e tyre si dhe qytetet përveç shtëpive të shëndetit të ketë edhe nga një pikë për vaksinim në sheshin e çdo qyteti, që mundësia për shpërndarje të virusit të minimizohet dukshëm dhe të arrihet më shpejtë te imuniteti i dëshiruar kolektiv. Qytetarët duhet ta dinë të vërtetën. Ku janë protokollet e mjekimit për COVID-19, përse nuk iu përgjigjeni pyetjeve të specialistëve për indikacionet e vaksinimit. Përse fushata për imunizim është anemike, përse Komisioni për Sëmundje Ngjitëse jep rekomandime që nuk korrespondojnë me ato të OBSH?- ka deklaruar Bekim Tateshi nga ASH-ja. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia