close
Top LajmeVendi

ASH: Urgjentisht të hiqen të “ipmutuarit”

Screenshot_4

DIASPORA TË REGJISTROHET NË KOMUNAT VENDORE


Opozita shqiptare vazhdon të adresoj kritika dhe paregullsi gjatë procesit të regjistrimit. Nga Ash kërkojnë që urgjentisht të hiqen 132 mijë të imputuarit pasi nuk janë regjistruar në terren, u mungon përkatësia etnike, shtëpitë ose banesat ku jetojnë, profesioni, niveli i arsimimit, vendi i punës dhe shumë të dhëna të tjera. Ndërkaq, nga Enti për Statistikë kërkojnë që  urgjentisht për personat jorezident të tregojë edhe komunat e banimit në vend, ku ata kanë shtëpi ose banesa dhe për çdo vit kthehen dhe kontribuojnë në ekonominë vendore.

Rezultatet e regjistrimit janë të manipuluara dhe këtë e dëshmon një fakt i pakontestueshëm për të cilin autoritetet do të duhet të japin sqarim.
Nga rezultatet e publikuara kemi rreth 400 mijë persona deri në moshën 18 vjeçare, ndërsa në listën e votuesve të po të njëjtit vit, 2021, kemi 1.8 miljon votues. Nëse mblidhen votuesit dhe personat nën 18 vjet na rezulton të paktën 2 miljon e 200 mijë banorë, ndërsa nga regjistrimi u tha se banorët rezident dhe jo rezident janë gjithsej 2 milion e 90 mijë. Vetëm sipas të dhënave zyrtate mungojnë të paktën 100 mijë banorë.
Nëse Enti Shtetëror për Statistikë nuk korigjon këto parregullsi i kujtojmë se do të mbajnë përgjegjësi penale në bazë të nenit 49 të Ligjit për regjistrim ku parashihet të paktën 5 vite burg për këto manipulime./KlanMacedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia