close
Kuriozitet

ASTRONOMI: A JEMI TË VETËM NË HAPËSIRË?

nasa-1_1475280623-312206

NASA ka zbuluar 10 planete të ngjashme me tokën


 

Shkencëtarët e agjencisë amerikane të hapësirës NASA, publikuan se kanë zbuluar më shumë se 200 plenete, prej të cilëve disa mund të jenë të përshtatshëm për jetë. Teleskopi hapësinor Kepler ka analizuar një pjesë të vogël të galaksisë sonë. Dhjetë nga 219 planetet e zbuluara janë me sipërfaqe të fortë, sikurse Toka, kurse gjenden në kuadër të ashtuquajturës “zona të banueshme” në rajonet rreth yjeve të tyre.

Prej se është dërguar në hapësirë në vitin 2009, teleskopi hapësinor Kepler, grumbullon informata rreth planeteve, të cilët disa kanë shumë ngjashmëri me planetin tonë. Duke analizuar një pjesë të vogël të hapësirës, apo 0.25 % të qiellit tonë, Kepler ka zbuluar 4035 objekte. Jeta qysh e njohim në tokë, në shumicën prej tyre nuk është e mundshme, por disa kanë madhësi dhe temperatura që i adekuate, që do të thotë se janë të përshtatshëm për ndonjë formë të jetës.

“Kemi zbuluar afërsisht 50 planeta në zonën e banueshnme”

Shumicën e objekteve që ka zbuluar teleskopi Kepler nuk janë të përshtatshëm për jetë.

“Këto rezultate do të ndikojnë në nevojën për jetë. Afërsisht gjysma e planeteve që deri më tani kemi zbuluar nuk kanë tokë të fortë, ose kanë të bëjnë me sipërfaqe të mbuluar me atmosferë të rëndë. Në to nuk mund të jetohet”

Disa nga planetet e zbuluara janë të ngrira, në disa ka rrjedhje të llavës, por ka nga ata që janë të mbuluar me oqeane të mëdha. Një objekt i ashtuquajtur KOI 7711 mund të ketë ngjashmëri me tokën duke marrë parasysh largësinë nga ylli i tij. Megjithatë, është shumë herët për konkluza. Shkencëtarët, vitin e kaluar në Kili zbuluan edhe një planet të ngjashëm me Tokën edhe atë në fqinjësinë tonë galaktike.

“Mund të themi se kemi zbuluar planetin në zonën e banueshme të yjeve. Më afër diellit tonë. Proksima, Kentaur planete të vogla të banueshme.”

Sa vite dritë janë larg nesh?

“ Vetëm dy. Kjo është shumë afër”

Shkencëtarët thonë se planetet e zbuluara do të duhet që të hulumtohen.

“Përpiqemi të vërtetojmë se a jemi të vetëm në hapësirë. Ndoshta me anë të Keplerit në mënyrë indirekte kemi kuptuar, ende nuk kemi një konfirmim se me siguri nuk jemi të vetëm”

NASA planifikon të dërgojë sonda të tjera hapësinore që do të udhëtonin thellë në galaktikë me shpresë se do të marrim përgjigje në pyetjet më të mëdha të njerëzimit. /Agjencitë/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia