close
Rajoni

ATHINË: PAS BREXITIT GREKËT NUK I BESOJNË BE-së

greket referendum4

Pas vendimit të biritanikve për të dale nga BE, grekët janë të brengosur për faktin se si Brexiti do të godas xhepat e tyre,

Këta student tani më kanë përfunduar studimet, kanë diplomuar dhe mesiguri do të fillojnë të interesohen për të gjetur një vend pune. Ndoshta vetëm gjysma prej tyre do të mund të gjejnë punë por fati i mire i tyre është se Greqia ende është anëtare e BE dhe këta student mund të emigrojnë. Ata mendojnë se Britania pas brexitit është më e fuqishme se sa vet BE.

‘Bashkimi Evropian ka një problem më madhor ose do të kthjellohet për të gjetur një balancim të ri ose do të ndodhin edhe largime të tjera nga Bashkimi Evropian, kështu Gjermania do të mbetet vet me disa shtete më të vogla. Britania do të gjejë mënyrën se sit ë mbijetoj. Ndoshta do të jetë një rrugëtim i vështirë por ajo gjithsesi do ta gjejë rrugën dhe Evropa është vetëm ide dhe idetë duhet të kultivohen’thekson Sokratis Merjanos –  Student i Drejtësisë.

Grekët tjerë mendojnë se problemi kryesorë i BE-së është përqendrimi i tepërt në bashkimin ekonomik, e jo tek njeriu dhe të drejtat e tij. Shtatë vite të masave të dhembshme të kursimit, Bashkimi Evropian ja ka imponuar Greqisë, gjë që rezultoi me rënien e Bruto Prodhimit Vendorë për 25%, pastaj me emigrimin mbi gjysëm milionë grekëve.

‘Të dhënat më të reja të eurobarometrit pikërisht rrëfen këtë tregim. Shtatë prej 10 grekëve janë të bindur se evropa po ecë në drejtim të gabuar. Që nga vitet e 80 nuk egzistonë më besim i në institucionet evropiane siç janë komisioni, parlamenti dhe banka qendrore. Ky është qëndrim i shoqërisë në përgjithësi e cila që nga viti 1981 ishte më tepër se sa pro evropiane’- tha  Xhon Psaropullos – Student i Drejtësisë.

Në lagjen puntore dukshëm vërehet se shumica e grekëve ndjehen të zhgënjyer. Një i ri që ka diplomuar për teknologji informative, me disa miq hapi një puntori për riparimin e aparatëve të amvisërisë, sepse nuk mund të punësohet në profesionin e vet. Mediat ndërkombëtare shpesh konstatojnë se në këtë vend është e pamundur të gjendet një grek i cili do të thotë se vendi ka trashëguar ndonjë gjë nga anëtaret tjerë të BE. /Agjencitë/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia