close
Rajoni

ATHINË: SHTOHEN RITMET E MBËRRITJES SË REFUGJATËVE

refugjatet-ne-greqi_1

Zhvillimet dramatike të dy javëve të fundit ne Turqi kanë bërë që numri i refugjateve qe mberrijnë nga ky vend në brigjet greke të rritet gradualisht. Bashkëpunëtori i TV Art në Athinë, Robert Goro, citon autoritetet greke sipas të cilave te enjten dhe te premten kane mberritur 226 refugjate, shifer  kjo  disa herë më e lartë se ajo deri më  20 korrik. Kjo situatë, kërcënon të reflektohet edhe në sezonin turistik.

Përgatiti: Robert Goro – Bashkëpunëtor i TV Art në Athinë

Bashkëpunëtori ynë thotë se autoritetet lokale ne ishujt e detit Egje i kanë shprehur qeverisë shqetësimet e tyre për problemet qe ka krijuar per turizmin perqendrimi i refugjateve ne keta ishuj.

Siç raportohet, ne Lesvos dhe ne Chios, fluturimet charter jane pakesuar me perkatesisht 65% dhe 40%.

Kjo situate, sipas autoriteteve lokale greke, ka sjelle si rezultat qe te mbyllet nje numer i konsiderueshem vendesh pune, pasi biznesmenet nuk jane ne gjendje t’u pergjigjen detyrimeve te tyre ligjore per pagen dhe sigurimet shoqerore te punonjesve.

Guvernatorja e Egjeut Verior ka kerkuar nga qeveria qëndrore qe te marre masa per lehtesimin e fluksit te refugjateve qe ndodhen prej muajsh ne qendrat e pritjes, duke shpresuar më kot që një dite te largohen drejt Europes.

Sipas te dhenave nga Organizata Nderkombetare e Migracionit (IOM), me shume se dy te tretat e refugjateve qe kane mberritur kete vit ne Europe, kane kaluar nga Greqia dhe pjesa me e madhe po qendrojne aty. Nga janari  e deri me 20 korrik, ne brigjet greke mberriten gjithesej 162.000 refugjate dhe emigrante. 74.000 prej tyre jane nga Siria, disa dhjetra mijera nga Afganistani dhe Iraku e pasojne nga vende si Irani dhe Pakistani. /R. G. /

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia