close
Ekonomi

ATHINË: TAKSAT GODASIN TURIZMIN

greqi-turistike5_opt2

Rritja e barrës së taksës gjatë vitit të shkuar në Greqi ka bërë që sektori i turizmit të humbasë rreth 10% të konkurrueshmërisë, afërsisht sa gjysma e terrenit që kishte fituar që kur filloi kriza e vendit, bazuar kjo në një studim të fundit të Shoqatës së Sipërmarrësve të Turizmit Grek (SETE).

Taksimi i lartë në Greqi përbën disavantazhin më të madh për rritjen e turizmit, krahasuar me vendet si Qipro, Kroacia, Spanja dhe Turqia. Kërkuesit shtojnë se përveç nivelit të taksave, ndikim ka pasur edhe destabiliteti i tyre, pasi paketat fiskale në Greqi kanë ndryshuar shpesh.

Shoqata e Turizmit parashikon se Greqia duhet të fitojë 18.5 miliardë euro të ardhura nga turizmi në 2021, krahasuar me 13.7 miliardë që fitoi vitin e shkuar. /Agjencitë/

 

 

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia