close
Rajoni

ATLETI SHIQPTAR IZMIR SMAJLAJ SHKËLQEN NË SERBI

D51FF516-F05D-42FD-8E48-225E997F2753

KLUBI VLLAZNIA KA PËRFAQËSUAR SHQIPËRINË


Atleti shqiptarë Izmir Smajlaj ka shkëlqyer në Indoors meeting “Serbia Open”, që organizohet në kryeqytetin serb. Smajljaj në këtë garë ndërkombëtare ka dalë me rezultatin 7.91 dhe ka arritur që të rrembejë për herë të tretë medale në Beograd, ku edhe ishte bërë kampion I Evropës. Atleti shqiptarë thotë se kjo medale e arit ka një domethënie të vecantë para sfidave të radhës. 

Shqiptarët në këtë miting janë paraqitur edhe në vrap. Atleti Franko Buraj, nga klubi Vllaznia ka përfaqësuar Shqipërinë duke garuar në një konkurencë të fortë dhe ka dalë nga gara me medale argjendi– në Serbi, ndonëse pretendimet e grupit janë më të larta.

Në këtë garë kanë marrë pjesë atlet nga Evropa dhe tërë bota dhe kjo është hera e gjashtë që organizohet në Serbi. Atletet shqiptarë e kanë garën e ardhshme në Poloni nga ku shpresojnë të kthehen me rezultat edhe më të mirë. /Idro Seferi – TvKlan – Beograd/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia