Atletico shet emrin e stadiumit

Spanjollët ia besojnë grupit “Civitas” për 10 sezonet e ardhshme

Atletico e Madridit është skuadra e dytë që ndryshon emrin e stadiumit këtë verë. Pas Barcelonës që hoqi “Camp Nou” nga impianti i saj, “Los Colcheoneros” nuk do të luajnë më në “Wanda Metropolitano”.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Gjithashtu, impianti do të jetë i gatshëm për të pritur deri në 6000 tifozë. Blerja e emrit të stadiumit nga “Civitas” i jep fund epokës 5-vjeçare të grupit “Wanda” te skuadra spanjolle. Detajet e kësaj marrëveshje nuk bëhet të ditura, duke fshehur kështu të ardhurat që do të mbërrijnë nga shitja e emrit të stadiumit në arkat e klubit spanjoll. Ajo që është e ditur është se Atletico e Madridit do të luajë në stadiumin “Civitas Metropolitano” duke nisur nga sezoni i ardhshëm.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share