Atletikë: Duplantis kërceu 6.21 dhe theu rekordin e tij

Armand Duplantis theu sërish rekordin botëror dhe konfirmoi se është ndoshta kërcyesi  më i mirë i të gjitha kohërave. Duplantis kërceu 6.21 dhe theu rekordin e tij me një centimetër, duke fituar medaljen e parë të artë të karrierës së tij në kampionatin botëror.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ky është rekord absolut në këtë disiplinë, ndërkohë që rekordi 6.20 metra ishte vendosur në botërorin e sallave të mbyllura, në mars të këtij viti në Beograd.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Botërori i atletikës që u zhvillua në Oregon (Amerikë) në fakt u mbyll me një rekord botëror në garën e kërcimit me shkop. Në garën e dominuar nga Duplantis, I cili pasi siguroi medaljen e artë  i vetmi që kërceu mbi 6 metra dhe  realizoi synimin e  tij pë të thyer  rekordin botërorë  që e mbante pikërisht ai. Në kërcimin e parë nuk ia doli, ndërsa në kërcimin e dytë arriti me sukses të kërcejë lartësinë  6.21 metra.  Ai pos rekordit dhe të artës,nga orgamnizatori  ka  arkëtuar edhe 170 mijë dollarë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share