close
Sport

ATLETIKË: EDICIONI I 74-të I KAMPIONATIT BALLKANIK PËR SENIORË

no thumb

Qyteti rumun Piteshti sot dhe nesër, është nikoqir i edicionit të 74-të të kampionatit Ballkanik të atletikës për seniorë, ku marin pjesë garues nga të gjitha shtetet e Ballkanit pos Kosovës, sepse Federata e saj akoma nuk është pjesë e Asociacionit Ballkanik të Atletikës. Reprezentacioni i Maqedonisë, në këtë manifestim sportiv të atletikës,  do të prezantohet me 9 garues: pesë në kategorinë e meshkujve dhe katër në kategorinë e femrave. Në mungesë të seleksionuesit Vllatko Dimtriev, ekipin në Piteshti do ta drejtojë trajneri Gjorgji Vuçkov.

Ekipin e kemi në numër të vogël. Mungojnë ata më të mirët, nuk kemi shumë shpresa se mund të bëjmë diçka për ndonjë plasman më të mirë. Vetëm këto atletë të shënojnë rezultate personale apo të përafërta dhe ky do të ishte qëllimi ynë dhe kënaqësia jonë si ekip” – thotë trajneri Gjorgji Vuçkov.

Edhe pse me formacion të kombinuar, meqë mungojnë Drita Islami dhe Riste Pandev, shpresohet të arrihen rezultate personale. Këtë e pohoi Valbona Selimi:

Sot bashkë me ekipin e atletikës së Republikës së Maqedonisë, arritëm në Piteshti të Rumanisë për Ballkaniadën që do të mbahet në ditët në vazhdim, nesër dhe pasnesër. Unë do të marrë pjesë në disipilinën 100 dhe 200 metra dhe shpresoj të kem sukses” /L.K/ SH.S/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia