close
Sport

ATLETIKË: LUIZA GEGA E NËNTA NË BOTËROR ME REKORD TË RI

Luiza gega

Atletja më e mirë shqiptare në disiplinat e mesme Luiza Gega e ka mbyllur në vendin e nëntë finalen e 3000 metrave me pengesa në Botërorin e zhvilluar mbrëmë në Doha, duke e thyer rekordin e Shqipërisë me rezultatin 9 minuta 19 sekonda e 93 të qindtat. Atletja shqiptare këtë rezultat e arriti në konkurrencë me 15 atletet më të mira të botës në këtë distancë, duke bërë një paraqitje të mirë dhe vendosur rekord të ri kombëtar.

Pavarësisht se atletja shqiptare nuk ishte asnjëherë mes atyre që fituan medalje, Gega bëri një paraqitje të mirë dhe konstante gjatë garës, duke arritur objektivin e saj, të vendosë rekord të ri kombëtar. Ajo la pas vetes 6 atlete të tjera në këtë finale. Gara e 3000 metrave me pengesa u fitua nga atletja keniane Beatrice Chepkoech që është edhe rekordmene e botës në këtë distancë. Luiza Gega është atletja e parë shqiptare që kualifikohej në finalen e një botërori të atletikës. /Shaban Sinani/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia