close
Sport

ATLETIKË: MBAHET EDICIONI I TRETË “SKOPJE RUN 10 K”

DSC06606

Marrin pjesë 1900 vrapues nga 26 vende


Në organizim të Lidhjes së sporteve të Shkupit dhe në bashkëpunim me Federatën e Atletikës dhe klubin e atletikës Rabotniçki, vendi ynë të dielën është nikoqire e edicionit të tretë të garës ndërkombëtare “Skopje Run 10 K” . Gara mbahet në patronazhin e Agjencisë për Rini dhe Sport në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në numër i madh i garuesve nga vendi dhe jashtë do të jenë pjesë e kësaj ngjarje e cila ka për qëllim mënyrën e jetesës sportive në shoqërinë tonë. Qëllimi  i Agjencisë për Rini dhe Sport është që të promovojë vrapimin gjatë gjithë vitit . “Skopje Run 10 K” është përgjigje e kërkesave të vrapuesve.” deklaroi Darko Kevski drejtor i Agjencisë për Rini dhe Sport.

Kjo garë ndërkombëtare njëherit do të vlerësohet edhe si kampionat shtetëror. Në të pritet të marrin pjesë mbi 1900 vrapues nga 26 vende të botës. Gara është edhe në kalendarin e Fedratës së Atletikës së vendit tonë dhe Federatës ndërkombëtare të Atletikës. /Shaban Sinani/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia