close
Sport

Atletiko Madrid, destinacioni i mundshëm i Xherdan Shaqirit!

10424460-large

Mesfushori i Interit, Xherdan Shaqiri mund të transferohet në Atletico Madrid, gjatë këtij afati kalimtar të verës. Atletico Madrid ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Interit, Xherdan Shaqiri.

Klubi nga Vicente Calderon është në kërkim të një pasardhësi për mesfushorin Arda Turan i cili ka vendosur të largohet gjatë këtij afati kalimtar të verës. Dhe e përditshmja sportive katalane, “Mundo Deportivo” ka bërë të ditur se Shaqiri – i nxjerr në shitje nga Interi – është në mesin e futbollistëve më të kërkuar nga Atletico Madrid.

Ylli nga Kosova së fundmi është kërkuar nga Stoke City, por thuhet se refuzoi transferimin tek klubi i Premierligës.

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia